ISIS djeg për së gjalli pilotin sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63379-isis_djeg_për_së_gjalli_pilotin_sirian
Grupi terrorist ISIS ka djegur për së gjalli një pilot sirian të kapur rob.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 03:52 Europe/Tirane
  • ISIS djeg për së gjalli pilotin sirian

Grupi terrorist ISIS ka djegur për së gjalli një pilot sirian të kapur rob.

Agjencia Amak  e varur nga grupi terrorist ISIS ka publikuar një video ku tregohet djegia për së gjalli e një piloti sirian i cili është kapur rob nga grupi terrorist ISIS. Piloti sirian quhet Ezam Ajad dhe është kapur rob nga ISIS në vitin 2016 në operacionin e kryer nga ushtria siriane në periferi të provincës Galemun. Avioni i tij u rrëzua në këtë zonë dhe më pas piloti u kap rob nga ISIS. Në vitin 2015 grupi terrorit ISIS dogji për së gjalli një tjetër pilot sirian i quajtur Maadh Kasabe.