ISIS djeg për së gjalli pilotin sirian
Dhjetor 01, 2017 03:52 Europe/Tirane
Grupi terrorist ISIS ka djegur për së gjalli një pilot sirian të kapur rob.
Agjencia Amak e varur nga grupi terrorist ISIS ka publikuar një video ku tregohet djegia për së gjalli e një piloti sirian i cili është kapur rob nga grupi terrorist ISIS. Piloti sirian quhet Ezam Ajad dhe është kapur rob nga ISIS në vitin 2016 në operacionin e kryer nga ushtria siriane në periferi të provincës Galemun. Avioni i tij u rrëzua në këtë zonë dhe më pas piloti u kap rob nga ISIS. Në vitin 2015 grupi terrorit ISIS dogji për së gjalli një tjetër pilot sirian i quajtur Maadh Kasabe.
Tags