Paralajmërimet e përfaqësuesit të Sirisë në OKB
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara dhe kreu i Shtabit sirian të negociatave në bisedimet e Gjenevës, të enjten ka paralajmëruar se Arabia Saudite dhe vendet perëndimore që mbështesin opozitën siriane, kanë për të dështuar në bisedimet e Gjenevës.
Sipas IRNA, Bashar al-Jafari foli mbi raundin e tetë të bisedimeve të Gjenevës në Zvicër dhe tha: Damasku nuk do të hyjë në bisedime të drejtpërdrejta me kundërshtarët nëse ka ndonjë parakusht. Kundërshtarët sirianë në takimin e tyre të fundit në Riad theksuan nevojën që presidenti sirian Bashar al-Asad të tërhiqet nga pushteti. Bashar al-Asad ka një rol vendimtar në luftën kundër terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe Arabia Saudite në Siri. Ky parakusht dhe pas sabotimeve të kundërshtarëve sirianë, bënë që qeveria siriane të arrijë në Gjenevë me një vonesë njëditore dhe bisedimet të nisin dy ditë më vonë. Raundi i tetë i bisedimeve të Gjenevës për të zgjidhur krizën siriane filloi më 28 nëntor. Qeveria siriane me përfaqësinë e saj është paraqitur në Gjenevë më 19 dhjetor dhe bisedimet vazhduan deri të enjten në mbrëmje. Kriza në Siri ka filluar që nga viti 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist.