Vazhdon dhuna e regjimit al Khalifa kundër civilëve në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64627-vazhdon_dhuna_e_regjimit_al_khalifa_kundër_civilëve_në_bahrejn
Forcat e regjimit Al Khalifa nuk pushojnë së ushtruari dhunë ndaj banorëve dhe civilëve të thjeshtë në Bahrejn.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 08:15 Europe/Tirane
  • Vazhdon dhuna e regjimit al Khalifa kundër civilëve në Bahrejn

Forcat e regjimit Al Khalifa nuk pushojnë së ushtruari dhunë ndaj banorëve dhe civilëve të thjeshtë në Bahrejn.

Në 3 ditët e kaluara, forcat e regjimit al-Khalifa në Bahrejn kanë bastisur 20 shtëpi banimi ku kanë arrestuar 17 persona. Instituti për të drejtat e njeriut në Bahrejn i njohur me emrin BFHR njoftoi se brenda 3 ditëve të kaluara, forcat jemenase kanë bastisur 20 shtëpi banimi në 8 rajone të Bahrejnit. Lëvizja Demokratike dhe e të drejtave të njeriut në Bahrejn njoftoi shtimin e arrestimeve dhe torturimin e fëmijëve në burgjet e këtij vendi. Lëvizja demokracia dhe të drejtat e njeriut në Bahrejn, pasi vuri në dukje se një numër i madh adoleshentës mbahen në burgjet e regjimit al Khalifa deklaroi: autoritetet e regjimit al-Khalifa përkundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, u ka hequr të drejtat fëmijëve bahrejnas. Kjo lëvizje thotë se në burgjet e regjimit al-Khalifa mbahen të burgosur fëmijë të moshës nga 5 deri në 18 vjeç. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta që prej shkurtit 2011, pasi populli kërkon liri, demokraci, drejtësi, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e lirë të popullit.