Mahmud Abas takohet me emirin e Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64653-mahmud_abas_takohet_me_emirin_e_katarit
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës i cili ka shkuar për një vizitë në Doha, të dielën është takuar me Sheik Tamim bin Hamad, emirin e Katarit, me të cilin ka diskutuar zhvillimet më të fundit në Palestinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 15:09 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas takohet me emirin e Katarit

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës i cili ka shkuar për një vizitë në Doha, të dielën është takuar me Sheik Tamim bin Hamad, emirin e Katarit, me të cilin ka diskutuar zhvillimet më të fundit në Palestinë.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, të shtunën në mbrëmje është takuar edhe me Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministrin e punëve të jashtme të Katarit dhe me Muhamed Al-Imadi, kryetarin e komitetit speciale të qeverisë së Katarit, me të cilët ka biseduar rreth rindërtimit të gërmadhave të Rripit të Gazës, situatës në Palestinë dhe rreth pasojave të vendimit të fundit të presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Pas vendimit të fundit të Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, qytetet e ndryshme të Palestinës së pushtuar gjatë ditëve të kaluara janë përfshirë nga protesta të gjera të popullit të Palestinës kundër vendimit të Trump.