Këshilltarja e Asad: Politika amerikane në rajon është luftënxitëse
Këshilltarja politike dhe mediatike e presidentit sirian Bashar Asad, fjalimin e Nicky Haley, ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara kundër boshtit të rezistencës e ka konsideruar në kuadër të politikës së përsëritur dhe luftënxitëse të Uashingtonit në rajon.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Bothejna Sha'aban, politikat aktuale dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë i ka quajtur përsëritje të deklaratave të Colin Powell, ish sekretarit të DASH të cilat çuan në pushtimin e Irakut dhe i morën jetën miliona njerëzve, duke shtuar: "Ai e dinte se fjalimi i tij ishte një shpifje për lëvizjen e trupave amerikane në rrugën e luftës me Irakun. Bothejna Sha'aban shtoi gjithashtu se pretendimet anti-iraniane të Nicky Haley kundër Iranit dhe përpjekjet e regjimit sionist për të normalizuar marrëdhëniet me regjimet arabe të mbështetura nga amerikanët tregojnë se ata kanë frikë nga fuqia e Republikës Islamike të Iranit. Këshilltarja politike dhe mediatike e presidentit sirian Bashar Asad, duke iu referuar përpjekjeve të SHBA për të krijuar një koalicion të ri strategjik me qëllim të plaçkitjes së pasurisë së rajonit, tha: Uashingtoni po tallet me botën në mbrojtjen e kërkesave sioniste nëpërmjet shpifjeve dhe mashtrimeve. Bothejna Sha'aban duke theksuar mbi politikën aktuale amerikane për zbatimin e politikave okupuese dhe koloniale të regjimit sionist në territoret palestineze dhe arabe, ka shtuar: "Duke pasur parasysh kontradiktën e këtyre politikave me të drejtën ndërkombëtare, përfaqësuesit politikë të SHBA-së kryejnë krime kundër njerëzve të pafajshëm.