Vrasja e fëmijëve, strategjia kryesore e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65367-vrasja_e_fëmijëve_strategjia_kryesore_e_arabisë_saudite_në_jemen
UNICEF duke përmendur pasojat e rënda të luftës në Jemen, këtë luftë e ka quajtur “ Lufta kundër Fëmijëve”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2017 04:55 Europe/Tirane

UNICEF duke përmendur pasojat e rënda të luftës në Jemen, këtë luftë e ka quajtur “ Lufta kundër Fëmijëve”.

Abdullah Shaban, aktivist kundër bllokadës saudite në Jemen, thotë: Çdo 10 minuta në Jemen humb jetën një fëmijë për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Organizata UNICEF ka nxjerrë një raport për gjendjen e fëmijëve në Jemen ku ka thënë se në vitin 2016 për shkak të agresioneve të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe pasojave të tyre, në këtë vend kanë vdekur 23 mijë fëmijë. Në këtë raport theksohet se në vitin 2017, për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite dhe luftës në Jemen kanë humbur jetën 4 mijë e 272 nëna dhe më shumë se 23 mije fëmijë. Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it ka paralajmëruar për gjendjen e qindra mijëra fëmijëve jemenas. Ai, me anë të një deklarate, ka theksuar se mbi 400 mijë fëmijë jemenas për shkak të kequshqyerjes të madhe, por përballen me rrezikun e vdekjes. Drejtori ekzekutiv i UNICEF vuri në dukje veprimet e regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij në mbylljen e të gjitha porteve dhe aeroporteve të Jemenit dhe ka paralajmëruar se këto veprime përkeqësojnë situatën njerëzore në Jemen më shumë se në të kaluarën. Ndërkohë, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, gjithashtu, ka shprehur shqetësime në lidhje me situatën e krijuar në Jemen për shkak të mbylljes së korridoreve të Jemenit nga forcat e koalicionit saudit dhe deklaroi se Jemeni po përballet me krizën më të madhe gjatë dekadave të fundit në botë. Përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, vuri në dukje nevojën e miliona jemenasve për ndihma urgjente dhe deklaroi se në rast të vazhdimit të bllokadës së Arabisë Saudite ndaj Jemenit, rezervat e karburanteve në Jemen do të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor, ndërsa rezervat e vaksinave do të përfundojnë pas një muaji. Vetëm dje sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite në një treg në provincën jugperëndimore të Taizit kanë vrarë ose plagosur më shumë se 100 vetë, thanë zyrtarët jemenas. Ministria e Shëndetësisë e Jemenit tha se spitalet kanë pranuar deri tani 100 viktima pas sulmit të së martës në distriktin Heime. Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Muhamed Abdulsalam, dënoi sulmin e së martës në treg dhe vuri në dukje se sulme të tilla tregojnë për disfatën e turpshme të regjimit saudit në agresionin kundër Jemenit. Ai gjithashtu dënoi akuzat kundër Jemenit mbi sulmin e tij raketor në Riad javën e kaluar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar hesht lidhur me krimet e vazhdueshme të luftës të kryera nga regjimi Al Saud kundër Jemenit. Sulmet në Taiz erdhën një ditë pasi më shumë se 30 civilë jemenas u vranë në sulmet ajrore saudite që goditën zona të ndryshme anembanë vendit, përfshirë kryeqytetin Sana'a.  Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit. Situata e banorëve të Jemenit, përveç agresionit dhe bombardimeve 30 muajsh të Arabisë Saudite, është ndikuar edhe nga trekëndëshi i vdekjes i përbërë nga kolera, bllokada totale dhe mbyllja e aeroportit të Sanas. Përhapja e "kolerës" në Jemen, e shoqëruar nga mungesa e standardeve minimale shëndetësore, ka bërë që gjendja njerëzore në vend të jetë e papërshtatshme dhe tani "kolera" së bashku me bombardimet, bllokadën dhe mbylljen e aeroportit, është bërë mjet për " vrasjen në shënjestruar të jemenasve.