Ushtria izraelite sulmon me artileri në lindje të Gazës
Tanket sioniste kanë sulmuar dy baza të forcave të rezistencës në lindje të Gazës.
Tanket dhe avionët ushtarakë të forcave sioniste të premten kanë bombarduar dy baza të rezistencës në lindje të Gazës. Po ashtu një tank i forcave sioniste ka sulmuar qytetarëve palestinezë në lindje të Gazës ku akoma nuk është raportuar për dëmet e shkaktuara. Afikhay Adra'y, zëdhënës i ushtrisë sioniste ka bërë të ditur se bombardimet janë kryer në përgjigjet të rënies së raketave nga Rripi i Gazës në vendbanimet sioniste. Regjimi sionist ka sulmuar vazhdimisht rajone të ndryshme të Rripit të Gazës nën pretekstin e përgjigjes ndaj sulmeve palestineze, duke lënë të vrarë dhe të plagosur një numër të madh të civilëve palestinezë.