Neutralizohen sulmet e ISIS në kufirin mes Sirisë dhe Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65985-neutralizohen_sulmet_e_isis_në_kufirin_mes_sirisë_dhe_irakut
Forca e mobilizimit popullor në Irak ka neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2018 06:00 Europe/Tirane
  • Neutralizohen sulmet e ISIS në kufirin mes Sirisë dhe Irakut

Forca e mobilizimit popullor në Irak ka neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS.

Forcat  Hashd Sha'abi të Irakut neutralizuan këtë sulm të terroristëve të ISIS në kufirin me Sirinë dhe kanë vrarë disa terroristë kamikazë të ISIS. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se forcat e Hashd Sha'abi të Irakut këtë sulm të gjerë të terroristëve të ISIS e kanë neutralizuar në rajonin Tel Safuk në kufi të Irakut me Sirinë. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 18 terroristë kamikazë dhe janë shkatërruar dy autobomba të terroristëve. Forcat Hashd Sha'abi të Irakut kanë deklaruar se ky sulm i terroristëve ishte organizuar nga drejtime të ndryshme dhe janë sulmuar disa qendra të forcave të Hashd Sha'abi. Forcat popullore Hashd Sha’abi në Irak gjithashtu kanë neutralizuar një sulm të ISIS në provincën Diale në lindje të Irakut. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kombëtare informative e Irakut e cila citon përgjegjësin mediatik të brigadës 22 të forcave Hashd Sha’abi, z. Husein Huseini i cili ka thënë se shumë terroristë të ISIS janë konfrontuar me forcat patrulluese Hashd Sha’abi në pikët kalimtare Busisa në kufirin mes provincave Diale dhe Selahudin, ku më pas terroristët e ISIS janë detyruar të tërhiqen. Husieni tha se në këtë konfrontim nuk është vrarë apo plagosur ndonjë pjesëtar i forcave popullore të Irakut.