Ushtria siriane çliron qytetin strategjik Sinxhar në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66303-ushtria_siriane_çliron_qytetin_strategjik_sinxhar_në_idlib
Forcat ushtarake siriane, të mbështetura nga luftëtarët aleatë dhe nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë arritur të rifitojnë kontrollin mbi një bastion kryesor të terroristëve të huaj takfiristë në provincën veriperëndimore të Idlibit, pasi janë angazhuar në një ofensive të gjerë ushtarake për të thyer rrethimin e një baze strategjike ajrore në provincë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane çliron qytetin strategjik Sinxhar në Idlib

Forcat ushtarake siriane, të mbështetura nga luftëtarët aleatë dhe nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë arritur të rifitojnë kontrollin mbi një bastion kryesor të terroristëve të huaj takfiristë në provincën veriperëndimore të Idlibit, pasi janë angazhuar në një ofensive të gjerë ushtarake për të thyer rrethimin e një baze strategjike ajrore në provincë.

Agjencia siriane e lajmeve Sana, duke cituar burime ushtarake siriane, raportoi se të dielën trupat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre arritën të çlirojnë qytetin Sinxhar në provincën Idlib, që ndodhet rreth 300 kilometra në veri të kryeqytetit Damask, pasi mposhtën anëtarët e grupit terrorist takfirist Tahrir al -Sham. Burimi shtoi se njësitë e ushtrisë siriane dhe aleatët e tyre mund të çlirojnë edhe qytetet Mutavasita, Khiara dhe Kafria al-Ma’ara. Qyteti Sinxhar do të shërbejë si një qendër e rëndësishme për operacione të mëtejshme ushtarake në provincën Idlib. Ndërkohë, i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, njoftoi të dielën se ushtria siriane kishte marrë më shumë se 95 fshatra në provincat Idlib dhe Hama që nga 22 tetori. "Betejat janë zhvendosur tani në veriperëndim të Sinxharit pasi ushtria siriane dhe aleatët e saj morën kontrollin e qyteti," tha monitoruesi me qendër në Londër.