Sulmet ajrore izraelite s’mund të ndihmojnë terroristët në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66485-sulmet_ajrore_izraelite_s’mund_të_ndihmojnë_terroristët_në_siri
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka dënuar sulmet e fundit ajrore të Izraelit në afërsi të kryeqytetit sirian, duke theksuar se këto veprime të agresionit dhe rruga e rrezikshme dhe armiqësore që Tel Avivi po ndjek për të destabilizuar rajonin e Lindjes së Mesme, kanë për qëllim të ngrenë moralin e grupeve terroriste në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2018 16:58 Europe/Tirane
  • Sulmet ajrore izraelite s’mund të ndihmojnë terroristët në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka dënuar sulmet e fundit ajrore të Izraelit në afërsi të kryeqytetit sirian, duke theksuar se këto veprime të agresionit dhe rruga e rrezikshme dhe armiqësore që Tel Avivi po ndjek për të destabilizuar rajonin e Lindjes së Mesme, kanë për qëllim të ngrenë moralin e grupeve terroriste në Siri.

Agjencia siriane e lajmeve Sana, njofton se në dy letra të veçanta drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe presidentit të radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kairat Umarov, të martën, Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë deklaroi se aeroplanët izraelitë dhe raketat tokë-tokë qëlluan objekte ushtarake në zonën Kutifah në verilindje të Damaskut të hënën në mëngjes, duke shkaktuar dëme. Letrat më tej vunë në dukje se sulmet janë në përputhje me mbështetjen e Izraelit për terrorizmin dhe okupimin e vazhdueshëm të tokave arabe dhe synon të rrisë moralin e grupeve terroriste në Siri të cilat kanë pësuar humbje të mëdha përballë avancimit të trupave qeveritare siriane. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë shton se sulmet izraelite ndaj Sirisë nuk do të kenë sukses në mbrojtjen e grupeve terroriste, kryesisht ISIS dhe Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti Al-Nusra dhe nuk do të ndalojnë forcat e ushtrisë siriane që të arrijnë fitore të reja në betejat kundër terroristëve.