Turqia i kundërvihet politikave të SHBA në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66947-turqia_i_kundërvihet_politikave_të_shba_në_siri
Qeveria e Ankarasë vazhdon të ndjekë një politikë të reciprocitetit dhe të hakmarrjes ndaj SHBA-së. Ibrahim Colin,  zëdhënës i presidentit të Turqisë, në përgjigje të njoftimit të lajmit për vendimin e SHBA për të përdorur militantët kurdë për t'u vendosur në kufijtë e Sirisë dhe Turqisë, tha se edhe Ankaraja do të forcojë forcat e saj në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2018 15:13 Europe/Tirane
  • Turqia i kundërvihet politikave të SHBA në Siri

Qeveria e Ankarasë vazhdon të ndjekë një politikë të reciprocitetit dhe të hakmarrjes ndaj SHBA-së. Ibrahim Colin,  zëdhënës i presidentit të Turqisë, në përgjigje të njoftimit të lajmit për vendimin e SHBA për të përdorur militantët kurdë për t'u vendosur në kufijtë e Sirisë dhe Turqisë, tha se edhe Ankaraja do të forcojë forcat e saj në Siri.

Politika e reciprocitetit e ndjekur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndaj fuqive botërore, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Rusinë, gjatë disa viteve të fundit, jo vetëm që dështoi, por gjithmonë ka qenë në dëm të interesit afatgjatë kombëtar të Turqisë. Duke pasur parasysh këtë sfond, nuk ka gjasa që një politikë e reciprocitetit e qeverisë së Ankarasë në përgjigje të lëvizjeve të qeverisë së Uashingtonit në territoret siriane do të çonte në rezultatin e dëshiruar nga Turqia. Si rezultat i ndjekjes së kësaj politike dhe pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në Siri, qeveria turke ishte e detyruar t’i kërkojë falje Rusisë vitin e kaluar. Edhe politika e reciprocitetit e Turqisë me Bashkimin Evropian është gjithashtu e lidhur me tensionet e mes qeverisë së Ankarasë dhe disa qeverive evropiane. Gjatë tensioneve të vitit 2016, qeveria turke provoi të hakmerrej kundër Gjermanisë, Austrisë dhe Holandës. Por kjo politikë nuk dha asnjë rezultat pozitiv për Ankaranë dhe kërcënimet e Turqisë kundër Perëndimit kanë humbur efektivitetin e tyre. Në të njëjtën kohë, si rezultat i pakënaqësisë së qeverive perëndimore ndaj politikave të Turqisë, zyrtarët e Ankarasë folën për mosgatishmërinë e Turqisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, por pas uljes së tensioneve, që nga fillimi i vitit të ri, qeveria e Ankarasë është shprehur e gatshme për të vazhduar bisedimet për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Tensionet mes Turqisë dhe Shteteve të  Bashkuara gjithashtu bazohen kryesisht në çështjet e brendshme në Siri dhe Irak. Shtetet e Bashkuara, me ndihmën e militantëve kurdë sirianë, pretendojnë të shkatërrojnë atë që e quajnë terrorizmi ndërkombëtar dhe grupin terrorist ISIS. Zyrtarët e qeverisë turke janë skeptikë rreth politikave amerikane në territoret siriane. Zyrtarët turq janë të mendimit se SHBA dhe disa shtete evropiane dhurojnë ndihma ushtarake për forcat kurde në Sirinë veriore për t'i përforcuar ata për të luftuar qeverinë e Ankarasë. Ndërkohë, politikanët turq mendojnë se ndërhyrjet e qeverisë së Ankarasë në çështjet e Sirisë janë kundërproduktive. Në lidhje me këtë, Ozterkat Yilmaz, nënkryetar i grupit të Partisë Republikane Popullore në parlamentin turk, kritikon politikat e qeverisë së Ankarasë ndaj Sirisë, dhe thotë: “Qeveria turke po ecën pikërisht në një rrugë që është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe është bërë një mjet loje në rajon për një vend tjetër". Shtetet e Bashkuara gjithashtu hedhin akuza të ngjashme ndaj Turqisë në Siri. Zyrtarët amerikanë, të cilët një herë e mbështetën operacionin e ashtuquajtur "Mburoja e Eufratit" në Siri, tani kanë kundërshtuar kërkesat dhe interesat e Turqisë. Sidoqoftë, qëndrimet ndërhyrëse të liderëve amerikanë dhe turq, vijnë ndërkohë që qeveria e Damaskut e ka dënuar vazhdimisht politikën e okupimit të tokave siriane nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë thirrje për tërheqjen e forcave të të dyja vendeve nga territori i Sirisë. Duke pasur parasysh historinë e reagimit reciprok të qeverisë së Ankarasë ndaj fuqive rajonale dhe globale, duket e pamundur që ndjekja e kësaj politike ndaj Shteteve të Bashkuara do të ishte e dobishme për qeverinë e Ankarasë.