Siria paralajmëron Turqinë kundër operacionit në Afrin
Zëvendësministri i Jashtëm sirian Feisal Mekdad ka paralajmëruar Turqinë kundër nisjes së një operacioni ushtarak në rajonin Afrin në veriperëndim të vendit, duke theksuar se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane janë të përgatitur të sprapsin një sulm të tillë.
"Ne paralajmërojmë udhëheqjen turke se nëse ata fillojnë operacione luftarake në zonën Afrin, kjo do të konsiderohet një akt agresioni nga ana e ushtrisë turke," u tha Mekdad gazetarëve në Damask të enjten. Komentet tij erdhën pasi Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu tha se deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me planet për të krijuar një "ushtri terrori" të përbërë nga 30,000 forca kurde në kufijtë veriorë të Sirisë me Turqinë nuk ishin të mirëpritura për qeverinë e Ankarasë. Turqia deklaroi se operacioni ushtarak që ajo ka në plan të nisë kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në qytetin sirian Afrin në veriperëndim të Sirisë, mund të zgjerohet në qytetin e afërt Manbixh. Çavusoglu paralajmëroi se nisma e SHBA për të ngritur një forcë militante kurde pranë kufirit të Sirisë me Turqinë "dëmton në mënyrë të pakthyeshme" lidhjet midis dy aleatëve të NATO-s, të cilat tashmë janë të tensionuara mbi një varg çështjesh, përfshirë mbështetjen e Uashingtonit për militantët kurdë që veprojnë në kufijtë e Turqisë.