Shkëputja graduale e Kuvajtit nga Arabia Saudite, Kuvajti një tjetër Katar
Torki Al Shejkh, përfaqësues i përgjithshëm i Sportit dhe person i afërt me princin e kurorës Mohamed bin Salman, duke kritikuar vizitën në Doha të Khaled Al Ravzan, ministër i industrisë, tregtisë dhe ministër për çështje të rinisë së Kuvajtit, e kanë quajtur atë “mercenar”
. Kriza në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik filloi më 5 qershor 2017. Pas rreth tetë muajsh të kësaj krize, polarizimi në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik duket të jetë duke u forcuar. Marrëdhëniet ndërmjet Kuvajtit dhe Arabisë Saudite nuk po ecin mirë. Kjo është për shkak të sjelljes së Rijadit me anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Qeveria e Arabisë Saudite, e cila ka një pikëpamje "hierarkike nga lart poshtë" në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik, pret të marrë anëtarë të tjerë të Rijadit në çdo tension brenda Këshillit. Të quajturit “mercenar” të Khaled Al Razvan nga Torki Al Shejkh, është gjithashtu në përputhje me këtë. Razvan vizitoi Dohan të shtunën e kaluar në një delegacion të kryesuar nga emiri i Katarit, Sheik Tamim, duke falënderuar emirin e Katarit për ndihmën e dhënë rreth sporti të Kuvajtit dhe në ndihmën në ngritjen e futbollit kuvajtian të pezulluar nga Federata Botërore e Futbollit. Arabia Saudite pret që Kuvajti dhe Omani të sillen si Bahrejni dhe Emiratet dhe të bashkohen me Riadin kundër Katarit. Ndërkohë, qeveria kuvajtiane mori ndërmjetësimin për të zgjidhur këtë tension në botën arabe, duke miratuar një politikë "asnjanësie". Qeveria e Kuvajtit, pavarësisht takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik në Kuvajt në dhjetor 2017, bëri një përpjekje të madhe, veçanërisht midis Rijadit dhe Dohas, por ndërsa qeveria e Dohas u përgjigj pozitivisht ndaj këtij ndërmjetësimi, qeveria e Rijadit nuk pranoi ndërmjetësimin e Kuvajtit në këtë tension. Në të njëjtën mënyrë, Xhamil Al Zajabi, redaktor i gazetës saudite, komentoi mbi ndërmjetësimin e Kuvajtit në tensionet midis vendeve arabe dhe Katarit. Al Zajabi e quajti ndërmjetësimin e Kuvajtit si "neutralizues" në këtë tension dhe përmendi luftën e Sadamit kundër Kuvajtit dhe mbështetjen saudite të Kuvajtit në këtë luftë. Kritika e Torki Al Sheikh ndaj Khalid Al Ravzan, si dhe kritikat e kryeredaktorit të gazetës saudite ndaj tij për qasjen e ndërmjetësimit të Kuvajtit në tensionin arab, shkaktuan një luftë mediatike midis Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, veçanërisht në hapësirën e mediave sociale. Aktivistët e Kuvajtit nëpër rrjetet sociale kundërshtojnë fuqishëm modelin e sjelljes së Arabisë Saudite. Duket se Kuvajti gradualisht po largohet nga Rijadi dhe po i afrohet Dohës në tensionin arab. Afërsia e Kuvajtit me Katarin mund të përfundojë me humbjen e Rijadit në tensionin arab me Katarin. Gjëja më e rëndësishme është që, ndërsa Kuvajti gradualisht po largohet nga Rijadi, Kuvajti po forcon lidhjet e tij me vendet e tjera arabe. Udhëtimi të martën (23 janar) i presidenti libanez Michel Aun në Kuvajt, dëshmon po ashtu për një gjë të tillë.