Erdogan: Do t’i shfarosim terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67799-erdogan_do_t’i_shfarosim_terroristët
Presidenti i Turqisë, pa përmendur vazhdimin e operacioneve ushtarake turke në territorin e Sirisë, deklaroi se Turqia do t’i shfarosë terroristët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 15:52 Europe/Tirane
  • Erdogan: Do t’i shfarosim terroristët

Presidenti i Turqisë, pa përmendur vazhdimin e operacioneve ushtarake turke në territorin e Sirisë, deklaroi se Turqia do t’i shfarosë terroristët.

Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, Rexhep Tajip Erdogan, duke injoruar faktin se operacioni ushtarak i Turqisë në Siri është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe pa autorizim nga qeveria e ligjshme e Damaskut, tha të shtunën se ushtria turke do t’i shfarosë terroristët, sepse ata janë kërcënim për sigurinë dhe pavarësinë e Turqisë. “Populli i Turqisë do të bëjë në Afrin të njëjtën gjë që bëri më 15 korrik (grusht shteti i dështuar i korrikut 2016)”, deklaroi Erdogan. Rreth dërgimit të anëtarëve të Forumit rinor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për të marrë pjesë në operacionin e tanishëm të Ankarasë në Siri, Erdogan theksoi: “Nëse është e nevojshme, ne do të shkojmë atje së bashku”. Ndërkohë, më shumë se 10,000 vetë demonstruan të shtunën në Këln, Gjermani, për të denoncuar ofensivën turke kundër militantëve kurdë në Sirinë veriore. Demonstruesit mbanin pankarta që lexonin "Liri për Kurdistanin" dhe "Turp për ty, Evropë!" Qeveria siriane ka dënuar "agresionin brutal turk" kundër rajonit Afrin, duke hedhur poshtë pretendimin e Ankarasë se e ka njoftuar Damaskun për operacionin.