Publikimi i draft-deklaratës përfundimtare të konferencës së Soçit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67927-publikimi_i_draft_deklaratës_përfundimtare_të_konferencës_së_soçit
Uebsajti i kanalit televiziv Al Mejadin, ka publikuar deklaratën përfundimtare të Konferencës së dialogut kombëtar sirian në Soçi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2018 11:34 Europe/Tirane
  • Publikimi i draft-deklaratës përfundimtare të konferencës së Soçit

Uebsajti i kanalit televiziv Al Mejadin, ka publikuar deklaratën përfundimtare të Konferencës së dialogut kombëtar sirian në Soçi.

Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, drafti i deklaratës përfundimtare të Konferencës së Soçit, është i bazuar në  një dokument që u hartua për herë të parë në vitin 2017 nga Vitali Neumkin, përfaqësues i Rusisë, Stefan Di Mistura, përfaqësues i OKB në çështjen e Sirisë dhe pas ndryshimeve u shpërnda tek palët pjesëmarrëse në negociatat siriane në Gjenevë. Ky raport bën të ditur se palët siriane kanë propozuar disa ndryshime të këtij drafti. Draft-deklarata përfundimtare e Konferencës së Soçit, në nenet e fundit të saj kërkon formimin e Komitetit kushtetues me pjesëmarrjen e delegacionit të qeverisë siriane dhe nën praninë e shumicës së përfaqësuesve të opozitës për ndryshimin e kushtetutës. Ky draft kërkon nga sekretari i përgjithshëm i OKB që përfaqësuesi special i tij për Sirinë të drejtoj procesin e Komitetit kushtetues në Gjenevë. Konferenca e negociatave kombëtare siriane po zhvillohet sot dhe do të vazhdojë edhe nesër me praninë e 1600 sirianëve dhe disa palëve rajonale dhe ndërkombëtare.