Përfundon punimet Kongresi i Dialogut Kombëtar të Sirisë në Soçi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68043-përfundon_punimet_kongresi_i_dialogut_kombëtar_të_sirisë_në_soçi
Takimi kombëtar i Soçit i quajtur Kongresi i Dialogut Kombëtar, ka përfunduar punimet ditën e martë me nxjerrjen e një deklarate.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2018 07:24 Europe/Tirane
  • Përfundon punimet Kongresi i Dialogut Kombëtar të Sirisë në Soçi

Takimi kombëtar i Soçit i quajtur Kongresi i Dialogut Kombëtar, ka përfunduar punimet ditën e martë me nxjerrjen e një deklarate.

Në këtë deklaratë është theksuar ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit kombëtar të sirisë dhe është theksuar se vetëm populli sirian ka të drejtë të përcaktojë fatin e kombit nëpërmjet procesit demokratik të zgjedhjeve. Kongresi sirian i Dialogut Kombëtar filloi të hënën në Soçi të Rusisë dhe vazhdoi të martën. Diskutimet e Soçit kishin për qëllim të kompletojnë rezultatet e shumë raundeve të negociatave midis Damaskut dhe opozitës, të cilat u mbajtën në kryeqytetin kazak, Astana, vitin e kaluar. Dita e parë e kongresit për dialog kombëtar të Sirisë i është kushtuar takimeve dypalëshe. Sipas autoriteteve organizative të këtij kongresi, një prej programeve më të rëndësishme të këtyre bisedimeve, është formimi i një komisioni për hartimin e Kushtetutës së re të Sirisë.  Soçi organizoi bisedimet midis qeverisë siriane dhe opozitës me shpresën e hapjes së rrugës për një zgjidhje paqësore të konfliktit që ka sfilitur Sirinë. Sipas deklaratës përfundimtare, pjesëmarrësit në konferencën e paqes siriane në Soçi kërkuan respektimin e integritetit territorial të vendit dhe theksuan se vetëm populli sirian duhet të vendosë formën e qeverisjes së tij. Deklarata shtoi se populli sirian ka të drejtën të zgjedhë sistemin e vet politik dhe të miratojë një rrugë "demokratike" për vendin përmes zgjedhjeve. Deklarata thekson se pjesëmarrësit kishin rënë dakord mbi "parimet themelore" që konsideroheshin të domosdoshme për të shpëtuar Sirinë pas gati shtatë vjet luftë. Kjo deklaratë kërkoi ruajtjen e ushtrisë siriane dhe rolin e saj në mbrojtjen e kufijve të vendit, përballjen me kërcënimet e jashtme dhe luftën kundër terrorizmit. Deklarata e Soçit theksoi se organet e sigurisë së Sirisë duhet të mbahen dhe duhet të veprojnë në përputhje me ligjin. Gjithashtu deklarata theksoi barazinë në të drejtat midis të gjithë sirianëve pavarësisht nga feja apo etnia e tyre.