Dita e katërmbëdhjetë e Operacionit "Dega e Ullirit"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68269-dita_e_katërmbëdhjetë_e_operacionit_dega_e_ullirit
Ushtria turke dhe terroristët e Ushtrisë së Lirë të cilët po vazhdojnë operacionet e tyre kundër militantëve kurdë zgjeruan gamën e operacioneve në aksin Raxho
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2018 18:14 Europe/Tirane
  • Dita e katërmbëdhjetë e Operacionit

Ushtria turke dhe terroristët e Ushtrisë së Lirë të cilët po vazhdojnë operacionet e tyre kundër militantëve kurdë zgjeruan gamën e operacioneve në aksin Raxho

. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, mediat turke kanë paralajmëruar për avancimin e forcave turke dhe terroristëve të ushtrisë së lirë siriane në një operacion kundër militantëve kurdë në Sirinë  veriore. Agjencia e lajmeve Aneb, duke cituar grupet e lidhur me ushtrinë e lirë siriane, thotë se këto forca janë në veri të zonës Afrin dhe kanë arritur të marrin kontrollin e qytezën Belbel. Ans Al Haxhi, komandant i grupit të ashtuquajtur “Korpusi Al Tasae, i lidhur me ushtrinë e lirë siriane, ka njoftuar se elemntë të grupit të ashtuquajtur Njësitë e mborjtjes popullore, pas avancimit të forcave turke në qytezën Belbel, janë tërhequr nga kjo zytezë. Sipas tij, elementë të ushtrisë së lirë siriane para marrjes së kësaj qyteze, kishin dominuar në rajonet Ubasi, Bali Kuje, Kurne dhe Bek Vebasi dhe në kampin Ilham Basit që gjendet përreth Belbelit. Al Haxhi po ashtu deklaroi se forcat e Degës së ullirit pas dominimit të kësaj zone, kanë ndikuar në një avancim të madh të thellësi të zonave të kontrolluara nga kurdët sidomos në rrugën që çon drejt sheshit kryesor të qytetit Afrin. Ushtria e lirë siriane dhe forcat turke po përpiqen të dominojnë veriun e qytetit Afrin 17 kilometra nga kufiri siriano-turk, për të përfunduar marrjen e plotë të kontrollit të vijës kufitare. Sot (e premte) është dita e 14 e operacionit Dega e ullirit të ushtrisë turke dhe ushtrisë së lirë siriane në Afrin të Sirisë.