Komandot siriane inspektojnë zonën ku u rrëzua avioni rus
(last modified Mon, 05 Feb 2018 17:28:47 GMT )
Shkurt 05, 2018 18:28 Europe/Tirane
  • Komandot siriane inspektojnë zonën ku u rrëzua avioni rus

Forcat speciale siriane kanë nisur një hetim në zonën ku një avion rus SU-25 u rrëzua nga një raketë e lëshuar nga sistemi anti-ajror i quajtur MANPAD.

"Grupi që kishte MANPAD-in u shkatërrua nga Forca Ajrore Ruse. Tani komandot siriane po punojnë në terren. Nëse ata gjejnë elementët e sistemit që  u përdor për të lëshuar raketën, ne mund të gjurmojmë numrin e tij serial dhe brenda pak ditësh të gjejmë origjinën e saj se ku është fabrikuar,  si dhe të zbulojmë se si ka arritur në Siri ", tha të dielën deputeti rus Viktor Volodarski. Ligjvënësit e lartë rusë i kanë kërkuar gjithashtu Kremlinit që të hetojë origjinën e sistemit të mbrojtjes ajrore, i cili është përdorur për të goditur avionin rus dhe të marrë masa hakmarrëse ndaj prodhuesve dhe transportuesve të këtij sistemi në Siri. Më herët gjatë ditës, SHBA-ja deklaroi se nuk i kishte dhënë MANPAD-in grupit që rrëzoi avionin rus dhe që ishin pjesëtarë të Frontit Nusra. Moska ka kërcënuar se vendet që u kanë ofruar të tilla armë terroristëve që sulmojnë forcat ruse, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

 

Tags