Përfaqësuesi sirian në OKB hedh poshtë pretendimet e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68511-përfaqësuesi_sirian_në_okb_hedh_poshtë_pretendimet_e_amerikës
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat e Amerikës për gjoja përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane dhe kat hënë se këto akuza janë mashtrime të Amerikës dhe aleatëve të saj që bëhen për të ushtruar presion ndaj Damaskut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2018 06:40 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi sirian në OKB hedh poshtë pretendimet e Amerikës

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat e Amerikës për gjoja përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane dhe kat hënë se këto akuza janë mashtrime të Amerikës dhe aleatëve të saj që bëhen për të ushtruar presion ndaj Damaskut.

Manzar Manzar, përfaqësues i Sirisë në OKB i pranishëm në takimin e KS të kësaj organizate, ku u trajtua çështja e Sirisë dhe e përdorimit të armëve kimike në këtë vend, pasi dënoi përdorimin e të tilla armëve dhe armëve të shkatërrimit në masë tha: Ata të cilët përdorin të tilla armë, si objektiv të tyre kanë vendosur popullin sirian. Ambasadori i Sirisë në OKB pasi vuri në dukje se terroristët nuk frikësohen aspak nga përdorimi i armëve kimike për vrasjen e popullit sirian theksoi se qeveria e Damaskut është tepër e angazhuar në zbulimin e elementëve përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në Siri. Manzar ndër të tjera theksoi se qeveria siriane hedh poshtë pretendimet e atyre të cilët kanë përdorur armë të shkatërrimit në masë kundër vendeve të tjera si Vietnami. Ambasadori i Sirisë në OKB, në të njëjtën kohë falënderoi Rusinë dhe qeveritë mike për kontributin e tyre në përpjekjet për zbulimin e së vërtetës dhe për zbulimin e akuzave mashtruese që hidhen kundër qeverisë siriane.