Magjia e zezë e sionistëve
(last modified Tue, 06 Feb 2018 16:30:32 GMT )
Shkurt 06, 2018 17:30 Europe/Tirane
  • Magjia e zezë e sionistëve

Përpjekjet e regjimit sionist të Izraelit për të thelluar marrëdhëniet e tij me anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik janë ekspozuar përsëri me raporte që sugjerojnë një rritje të ndjeshme të ritmit të marrëdhënieve ushtarake midis Tel Avivit dhe Abu Dhabit.

Kompanitë izraelite Elbit dhe Aeronetics, të cilat janë të specializuara në prodhimin e dronëve pa pilot, janë aktualisht në kontakt me Abu Dhabin për t'i furnizuar me dronë ", shkruante të shtunën gazeta izraelite Maariv. Tradicionalisht, regjimi sionist i Izraelit dhe shtetet arabe nuk kanë pasur bazë të përbashkët për të krijuar marrëdhënie të ngushta. Çështja palestineze ka qenë gjithmonë një gjemb në këmbën e secilës palë. Por Izraeli dhe anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik që e konsiderojnë Iranin si një kërcënim gjithnjë e më serioz, filluan thellimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë që prej vitit 2006. Tani me Shtetet e Bashkuara dhe me xhandarin e saj sionist në rajon që po bëjnë fushatë për të inkurajuar shtetet arabe në formimin e një fronti për të shmangur politikat e ashtuquajtura ekspansioniste të Iranit në Lindjen e Mesme, sundimtarët arabë duket se po marrin qasje gjithnjë e më të moderuara ndaj Izraelit dhe kanë harruar pushtimin e territoreve palestineze dhe të gjitha mizoritë e kryera nga regjimi sionist kundër popullit palestinez dhe vendeve arabe  gjatë gjashtë dekadave të fundit. Aktualisht, Izraeli po përpiqet të afrohet me shtetet “e moderuara” arabe për të hapur dritaren për marrëdhënie më të gjera dhe afatgjata gjeostrategjike. Armiku okupator i djeshëm është kthyer në shpëtimtarin e sotëm! Arabët besojnë në rolin e Izraelit për shkak të perceptimit të tyre mbi marrëdhëniet e ngushta të Izraelit me SHBA-në, por edhe për shkak të bindjes së tyre se ata mund të mbështeten te Izraeli kundër Iranit," shkruhet në një kabllo diplomatike të publikuar nga Wikileaks në vitin 2009. "Ata besojnë se Izraeli mund të bëjë magji", thotë kablli diplomatik. E vërtetë, regjimi sionist mund të bëjë magji, por ajo është e zezë. Bisedimet e fshehta, kontratat sekrete dhe marrëveshjet ekonomike midis Izraelit dhe shteteve arabe nuk kufizohen vetëm tek ato që po zhvillohen midis Tel Avivit dhe Abu Dhabit. Vëllai i madh Arabia Saudite dhe Bahreini gjenden gjithashtu në menunë sioniste të normalizimit. Nga ana tjetër, Egjipti si vendi që udhëhoqi luftën kundër okupimit izraelit të Palestinës, tashmë është duke u mbështetur në bashkëpunimin izraelit të inteligjencës. Angazhimi i shteteve arabe me Tel Avivin ka tendencë të zhdukë gradualisht çështjen e Palestinës. Kjo është ajo që synon regjimi sionist dhe kjo është magjia e vërtetë që Izraeli mund të bëjë. Çështja palestineze është një kujtesë për vendet në rajon, duke përfshirë shtetet arabe, të cilët duhet të kujtojnë se ekziston një magji e zezë që ka për qëllim ripërcaktimin e kufijve të rajonit si dhe promovimin dhe realizimin e rendit të ri botëror të diktuar nga fuqitë e mëdha, duke përfshirë SHBA-të. Irani është fuqia e vetme e Lindjes së Mesme që po e pengon një rend të tillë të imponuar nga Uashingtoni dhe xhandari i tij sionist.

 

 

Tags