Mbrojtja ajrore siriane ka goditur raketat izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68649-mbrojtja_ajrore_siriane_ka_goditur_raketat_izraelite
Ushtria siriane deklaroi se mbrojtja e saj ajrore ka qëlluar disa raketa që u lëshuan nga aeroplanët izraelitë drejt një baze ushtarake pranë kryeqytetit, Damask.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2018 16:27 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore siriane ka goditur raketat izraelite

Ushtria siriane deklaroi se mbrojtja e saj ajrore ka qëlluar disa raketa që u lëshuan nga aeroplanët izraelitë drejt një baze ushtarake pranë kryeqytetit, Damask.

Në një deklaratë të publikuar nga media shtetërore siriane të mërkurën, ushtria tha se avionët izraelitë përdorën hapësirën ajrore libaneze për sulmet me raketa kundër Damaskut. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Damask. "Sistemet tona të mbrojtjes ajrore i bllokuan raketat dhe shkatërruan shumicën e tyre", thuhet në deklaratën e ushtrisë siriane. "Komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Sirisë mban plotësisht përgjegjës Izraelin për pasojat e rrezikshme për aventurat e tij të përsëritura, agresive dhe të pallogaritura," shton deklarata. Akti i ri i agresionit izraelit u raportua për herë të parë nga mediat shtetërore, të cilat thanë se raketat kishin për qëllim një qendër kërkimore shkencore ushtarake në fshatin Xhamraja. Gjatë viteve të fundit, Izraeli ka sulmuar shpesh objektiva ushtarake në Siri në atë që konsiderohet si një përpjekje për të mbështetur grupet e terrorit që kanë pësuar humbje të mëdha përballë forcave qeveritare siriane. Izraeli gjithashtu dërgon armë për militantët që luftojnë kundër qeverisë së Damaskut, si dhe ofron trajtim mjekësor ndaj elementëve takfiristë të plagosur në Siri.