Bahrejn: Protesta në përvjetorin e shtatë të revolucionit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69003-bahrejn_protesta_në_përvjetorin_e_shtatë_të_revolucionit
Populli i Bahrejnit në përvjetorin e shtatë të revolucionit të vitit 2011 ka organizuar protesta gjatë natës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Bahrejn: Protesta në përvjetorin e shtatë të revolucionit

Populli i Bahrejnit në përvjetorin e shtatë të revolucionit të vitit 2011 ka organizuar protesta gjatë natës.

Sipas një njoftimi të radiotelevizionit kombëtar iranian, protestat janë organizuar në rajonet Busiba, Shakhere dhe Kerane në përkujtim të 14 shkurtit datës kur nisi revolucioni në Bahrejn. Në këto protesta të pranishmit kanë mbajtur pankarta me portretet e personave të vrarë gjatë revolucionit të 2011 në Bahrejn dhe shprehën vullnetin e tyre për të vazhduar lëvizjen kundër regjimi Al Khalifa. Protestuesit kanë hedhur slogane kundër mbretit të Bahrejnit dhe në mbështetje të sheik Isa Kasem lider shpirtëro i revolucionit të 14 shkurtit në Bahrejn. 14 shkurti është dita përkujtimore e nisjes së revolucionit bahrejnas. 7 vjet më parë populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit tregojnë se sulmet ndaj klerikëve fetare janë vijë e kuqe e popullit bahrejnas.