Protesta në Afrin kundër operacionit Dega e Ullirit
Shkurt 16, 2018 05:06 Europe/Tirane
Me mijëra banorë të qytetit Afrin janë ngirtur në protesta kundër operacionit ushtarak të Turqisë të quajtur Dega e Ullirit.
Sipas një njoftimi të kanali Mejadin, gjatë kohës së organizimit të protestave janë lëshuar 3 raketa në afërsi të qytetit Xhander'abas që ishte edhe qendra e organizimit të protestës. Operacioni i ushtrisë turke e quajtur Dega e Ullirit kundër kurdëve në qytetin Afrin ka nisur më 20 janar dhe deri tani shumë banorë të këtij qyteti kanë humbur jetën dhe janë plagosur.
Tags