Vazhdojnë protestat në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69257-vazhdojnë_protestat_në_bahrejn
Dje në mbrëmje, në përvjetorin e 7-të të revolucionit të 14 shkurtit në Bahrejn, janë organizuar protesta kundër regjimit Al Khalifa.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 08:35 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat në Bahrejn

Dje në mbrëmje, në përvjetorin e 7-të të revolucionit të 14 shkurtit në Bahrejn, janë organizuar protesta kundër regjimit Al Khalifa.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Zëri i Manamasë sipas të cilës bahrejnasit janë ngritur në protesta për të shprehur mbështetjen për revolucionin e 14 shkurtit të vitit 2011. Protesta janë organizuar në Manama, Shakhura, Bu Sahih dhe zona të tjera të Bahrejnit. Pjesëmarrësit në protesta kanë hedhur slogane kundër regjimit al-Khalifa dhe kanë kërkuar t’i jepet fund dhunës ndaj revolucionarëve.