Ushtria siriane do të dislokohet në Afrin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69411-ushtria_siriane_do_të_dislokohet_në_afrin
Qeveria siriane është vendosur të dërgojë trupa në zonën veriore të Afrinit, i cili ka qenë objektivi i ofensivës një mujore të ushtrisë turke.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2018 17:28 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane do të dislokohet në Afrin

Qeveria siriane është vendosur të dërgojë trupa në zonën veriore të Afrinit, i cili ka qenë objektivi i ofensivës një mujore të ushtrisë turke.

Duke cituar burime "të posaçme", rrjeti informativ Al Mejadin i Libanit njoftoi se Damasku kishte arritur një marrëveshje me militantët e Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) për të vendosur trupa të ushtrisë siriane  në Afrin me qëllim të kundërshtimit të sulmeve ushtarake turke. Agjencia e lajmeve Sputnik e Rusisë citoi gjithashtu një burim të ushtarak sirian duke thënë se forcat siriane do të hynin në rajonin e Afrinit ditën e hënë. "Marrëveshja është arritur për vendosjen e forcave të armatosura siriane në kufirin sirian-turk në Afrin në veri të Alepos ditën e hënë. Kjo marrëveshje u arrit mes qeverisë siriane dhe kurdëve, "tha ky burim. Sipas agjencisë Sputnik, SHBA, një mbështetëse e militantëve kurdë kundër Damaskut, nuk ka njohuri për marrëveshjen.