Protesta e bahrejnasve kundër politikave të regjimit Al Khalifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i69739-protesta_e_bahrejnasve_kundër_politikave_të_regjimit_al_khalifa
Qytetarët bahrejnas kanë vazhduar protestat e tyre kundër politikës shtypëse të regjimit Al Khalifa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2018 10:16 Europe/Tirane
  • Protesta e bahrejnasve kundër politikave të regjimit Al Khalifa

Qytetarët bahrejnas kanë vazhduar protestat e tyre kundër politikës shtypëse të regjimit Al Khalifa.

Kanali informativ Al Alam njoftoi se qindra qytetarë bahrejnas të enjten pasdite kanë organizuar protesta në rajonin Daraz në afërsi të shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi dhe kanë paralajmëruar regjimin Al Khalifa për shkak të vazhdimit të rrethimit të shtëpisë së këtij kleriku. Qytetarët bahrejnas edhe në rajone të tjera të këtij vendi kanë organizuar protesta të ngjashme në të cilat kanë hedhur slogane kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj të burgosurve politikë në këtë vend. Nga ana tjetër, autoritetet e regjimit Al Khalifa kanë deklaruar se pronat e Organizatës Politike Islamike "Vefak" të Bahrejnit do t'i vendosin në një ankand publik.