Rusia ofron kalim të sigurt për militantët në Ghuta Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70481-rusia_ofron_kalim_të_sigurt_për_militantët_në_ghuta_lindore
Rusia njoftoi se u ka ofruar militantëve që luftojnë kundër qeverisë së Damaskut, një kalim të sigurt nga rajoni i Ghuta Lindore, të cilin ata e kanë përdorur si një bazë për sulme terroriste vdekjeprurëse ndaj civilëve në kryeqytetin sirian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2018 16:46 Europe/Tirane
  • Rusia ofron kalim të sigurt për militantët në Ghuta Lindore

Rusia njoftoi se u ka ofruar militantëve që luftojnë kundër qeverisë së Damaskut, një kalim të sigurt nga rajoni i Ghuta Lindore, të cilin ata e kanë përdorur si një bazë për sulme terroriste vdekjeprurëse ndaj civilëve në kryeqytetin sirian.

Gjeneral-major Juri Jevtushenko, kreu i qendrës ruse të paqes dhe pajtimit në Siri, njoftoi në një deklaratë të martën se Moska do të siguronte transport dhe një korridor të sigurt për ata militantë që pranojnë të largohen nga Ghuta Lindore. "Nëse nuk dëshironi të lejoni civilët të largohen nga zonat e kontrolluara nga ju, ne jemi të gatshëm të garantojmë një kalim të sigurt nga Ghuta Lindore për ju dhe familjet tuaja. Për këtë qëllim do të ketë mjete të mjaftueshme transporti si dhe siguria do të garantohet përgjatë gjithë rrugës ", tha ai duke shtuar: “Militantët që lënë rajonin Ghuta Lindore me armë personale dhe me familjet e tyre do t’u garantohet imuniteti nga ndjekja penale”. Të hënën, ushtria ruse deklaroi se Uashingtoni ishte duke shkelur rezolutën e KS të OKB-së duke mos parandaluar militantët që kontrollon nga nisja e sulmeve të përditshme mbi trupat siriane në Ghuta Lindore si dhe granatimet në zonat e banuara të Damaskut.