Ushtria siriane zbulon një punishte për armë kimike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70907-ushtria_siriane_zbulon_një_punishte_për_armë_kimike
Ushtria siriane ka gjetur një punishte të përdorur nga militantët e mbështetur nga jashtë për të bërë armë kimike, thanë mediat ruse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2018 17:10 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane zbulon një punishte për armë kimike

Ushtria siriane ka gjetur një punishte të përdorur nga militantët e mbështetur nga jashtë për të bërë armë kimike, thanë mediat ruse.

Punishtja u zbulua në një zonë të çliruar kohët e fundit në Ghouta Lindore ku trupat siriane po luftojnë kundër ekstremistëve të huaj dhe terroristë takfiristë, njoftuan agjencitë e lajmeve të hënën duke cituar një komandant të ushtrisë siriane. SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë dhe rajonalë shpesh kanë drejtuar akuza mbi qeverinë siriane për sulme kimike, të cilat Damasku vazhdimisht i ka mohuar. SHBA, së bashku me Britaninë dhe Francën, kanë kërcënuar për veprime ushtarake kundër qeverisë siriane nëse dëshmohen akuzat për sulme kimike. Të dielën, sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis përsëriti akuzat e Uashingtonit dhe aleatët e saj kundër qeverisë siriane, duke paralajmëruar se do të ishte veprim "shumë i pamatur" përdorimi i armëve kimike në Ghouta Lindore dhe gjetkë. Siria i dorëzoi rezervat e saj të armëve kimike në vitin 2014 nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.