Neutralizohet atentati kundër familjes së Erdogan
Gazeta turke “Zaman” njoftoi se policia e këtij vendi ka publikuar planin për kryerjen e atentatit të një grupi terrorist të quajtur “Skifterët e Kurdistanit” të cilit kishin për qëllim të vrasjen familjen e Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë.
Kjo gazet në raportin e saj, ka shkruar se informacionet të mbledhura nga prokuroria dhe forcat e sigurisë së Turqisë, tregojnë se grupi i quajtur “Skifterët e Kurdistanit” kishte planifikuar të bëjnë atentat kundër disa figurave të dalluara rreth Erdoganit nëpërmjet një bande të drejtuar nga tre persona të këtij grupi. Sipas prokurorisë së Turqisë, pjesëtarët e këtij grupi ishin të implikuar edhe në sulmin terrorist të kryer në zonën Vodafon Park në vitin 2016 i cili shkaktoi vrasjen e 45 personave. Në programin e atentatit të këtij grupi ishin edhe dy djemtë e Erdoganit, dhëndëri i tij i cili është ministër i energjisë dhe burimeve natyrore.