Deklarata e ushtrisë siriane për sukseset në Guten Lindore
Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë ka deklaruar: Me kapacitetet e forcave të armatosura siriane dhe bashkëpunimin me aleatët në Guten lindore, forcat siriane arritën të spastrojnë dhjetëra fshatra, vendbanime dhe fusha nga prania e terroristëve.
Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë theksoi se Forcat e Armatosura të Sirisë, duke hapur dy korridore të sigurta në Guten lindore, siguroi rrugën për dëbimin e mijëra njerëzve që terroristët i përdornin si mburoja. Në një deklaratë të lëshuar nga Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë, shtatëdhjetë për qind e territorit të Gutes lindore është çliruar nga okupimi i grupeve të armatosura dhe terroristëve. Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë, në këtë deklaratë, u bëri thirrje banorëve të Gutes lindore të tërhiqen nga zonat e kontrolluara nga grupet e armatosura dhe terroriste.