Deklarata e ushtrisë siriane për sukseset në Guten Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71175-deklarata_e_ushtrisë_siriane_për_sukseset_në_guten_lindore
Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë ka deklaruar: Me kapacitetet e forcave të armatosura siriane dhe bashkëpunimin me aleatët në Guten lindore, forcat siriane arritën të spastrojnë dhjetëra fshatra, vendbanime dhe fusha nga prania e terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2018 18:15 Europe/Tirane
  • Deklarata e ushtrisë siriane për sukseset në Guten Lindore

Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë ka deklaruar: Me kapacitetet e forcave të armatosura siriane dhe bashkëpunimin me aleatët në Guten lindore, forcat siriane arritën të spastrojnë dhjetëra fshatra, vendbanime dhe fusha nga prania e terroristëve.

Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë theksoi se Forcat e Armatosura të Sirisë, duke hapur dy korridore të sigurta në Guten lindore, siguroi rrugën për dëbimin e mijëra njerëzve që terroristët i përdornin si mburoja. Në një deklaratë të lëshuar nga Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë, shtatëdhjetë për qind e territorit të Gutes lindore është çliruar nga okupimi i grupeve të armatosura dhe terroristëve. Komanda e Forcave të Armatosura të Sirisë, në këtë deklaratë, u bëri thirrje banorëve të Gutes lindore të tërhiqen nga zonat e kontrolluara nga grupet e armatosura dhe terroriste.