Forcat kurde do të bëhen makth për pushtuesit turq
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71293-forcat_kurde_do_të_bëhen_makth_për_pushtuesit_turq
Administrata e rajonit veriperëndimor Afrin të Sirisë ka deklaruar se anëtarët e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga SHBA do të zhvendosen nga konfrontimi i drejtpërdrejtë dhe do të ndjekin taktikat guerile në betejat e tyre kundër forcave ushtarake turke dhe militantëve aleatë nga e ashtuquajtura Ushtria e Lirë Siriane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2018 16:43 Europe/Tirane
  • Forcat kurde do të bëhen makth për pushtuesit turq

Administrata e rajonit veriperëndimor Afrin të Sirisë ka deklaruar se anëtarët e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga SHBA do të zhvendosen nga konfrontimi i drejtpërdrejtë dhe do të ndjekin taktikat guerile në betejat e tyre kundër forcave ushtarake turke dhe militantëve aleatë nga e ashtuquajtura Ushtria e Lirë Siriane.

"Forcat tona janë të pranishme në të gjithë rajonin  Afrin. Këto forca do të godasin pozicionet e armikut turk dhe mercenarëve të tij në çdo rast", tha Osman Sheikh Issa, bashkëkryesues i këshillit ekzekutiv të  rajonit Afrin, në një deklaratë televizive të dielën. Ai shtoi: "Forcat tona në Afrin do të bëhen një makth i vazhdueshëm për pushtuesit turq". Gjithashtu të dielën, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke tha në një deklaratë se 3,603 terroristë u "neutralizuan" në Afrin, ndërsa 46 ushtarë turq u vranë dhe 225 të tjerë u plagosën.