Dorëheqja e dytë në qeverinë kukull të sauditëve në Jemen
(last modified Wed, 21 Mar 2018 11:00:59 GMT )
Mars 21, 2018 12:00 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e dytë në qeverinë kukull të sauditëve në Jemen

Ka dhënë dorëheqje ministri i dytë i qeverisë së Abdurabeh Mansur Hadi, presidentit të dorëhequr të Jemenit, që është një qeveri kukull e Arabisë Saudite.

Sipas Al Alam, Salah Al Seyadi, ministër këshilltar në qeverinë e dorëhequr të Jemenit i cila aktualisht është transferuar në Riad të Arabisë Saudite, të martën në mbrëmje në sajtin e tij personal në Facebook, ka shkruar mbi arsyet e dorëheqjes së tij. Abdulaziz Xhebari, zv/kryeministër dhe ministër i administratës lokale të qeverisë së dorëhequr të Jemenit, po ashtu të hënën me pretendimet për paaftësitë e Abdurabe Mansur Hadi për kthimin në Aden, ka dhënë dorëheqje. Zhvillimet në jug të Jemenit tregojnë për një përshkallëzim të mosmarrëveshjes mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mbi ndikimin e Jemenit, ku secili prej këtyre vendeve kërkon të ketë në kontroll Jemenin. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.

 

Tags