Amerika dërgon armatime për opozitarët në Deir Al Zur të Sirisë
Burimet e lajmeve siriane thonë se pajisje ushtarake amerikane janë dërguar në rajonin me burime të gazit Koniko dhe me burime të naftës Al Amer Va Al Xhofre në provincën Deir Al Zur në lindje të Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Amerika me dërgimin e pajisjeve ushtarake si ura luftarake dhe raketa në rajonin Deir Al Zur, ka për qëllim që kurdët e ashtuquajtur Forcat Demokratike të Sirisë të dominojnë mbi disa pozicione të ushtrisë siriane në jug të Eufratit, në lindje të kësaj province. Ueb sajti Madan raportoi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër të madh të forcave të tyre në zonën me burime të gazit Koniko për të mbyllur rrugën për ushtrinë siriane në rajon. Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov paralajmëroi më parë se koalicioni i SHBA është duke kërkuar "trazira" në Guten lindore për të goditur qeverinë siriane. Ushtria siriane më 15 mars njoftoi zbulimin e sasive të mëdha të armëve, municioneve dhe eksplozivëve që i përkisnin Shteteve të Bashkuara në Guten lindore. Këto armë dhe municione sipas të gjitha gjasave dëshirohej të ishin në dispozicion të grupit terrorist Fronti Al Nusra.