Rrëzohet një avion saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71472-rrëzohet_një_avion_saudit_në_jemen
Një prej avion luftarakë të Arabisë Saudite i cili disa herë ka bombarduar aeroportin Sana në kryeqytet është rrëzuar nga sistemi anti-ajror i ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2018 03:38 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një avion saudit në Jemen

Një prej avion luftarakë të Arabisë Saudite i cili disa herë ka bombarduar aeroportin Sana në kryeqytet është rrëzuar nga sistemi anti-ajror i ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen.

Sipas agjencisë Mejadin të lajmeve, avioni luftarak i Arabisë Saudite u rrëzua në provincën Saade të Jemenit. Më herët ky avioni kishte bombarduar aeroportin ndërkombëtar të Sanas dhe bazën ajrore Dilmi në veri të kryeqytetit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë bombarduar zonën-9 të kryeqytetit Sana. Ibraim Shami një prej komandantëve të forcave ajrore të Jemenit ka thënës e rrëzimi i avionit saudit në Saade është një fitore për forcat jemenase. Deri më sot sistemi anti-ajror i ushtrisë jemenase ka rrëzuar disa avionë të Arabisë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzisht të sëmurë nga kolera.