Militantët kanë braktisur 40 ton lëndë kimike në Ghutën Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71508-militantët_kanë_braktisur_40_ton_lëndë_kimike_në_ghutën_lindore
Grupet militante kanë braktisur objektet e prodhimit të armëve kimike dhe kanë lënë pas mbi 40 ton lëndë kimike pasi u tërhoqën nga zona të ndryshme të konfliktit në Siri, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 22, 2018 14:28 Europe/Tirane
  • Militantët kanë braktisur 40 ton lëndë kimike në Ghutën Lindore

Grupet militante kanë braktisur objektet e prodhimit të armëve kimike dhe kanë lënë pas mbi 40 ton lëndë kimike pasi u tërhoqën nga zona të ndryshme të konfliktit në Siri, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

"Më shumë se 40 tonë substanca helmuese u gjetën në territoret e çliruara nga prania e terroristëve", tha komandanti i forcave bërthamore, biologjike dhe kimike të Rusisë, gjeneral Igor Kirillov. Ai kritikoi gjithashtu organet ndërkombëtare për refuzimin e tyre për të bashkëpunuar me qeverinë siriane për të nisur një hetim për sulmet e dyshuara kimike në të gjithë vendin. Në fund të muajit të kaluar, Qendra ruse për pajtimin në Siri tha se kishte marrë informacion se militantët në rajonin Ghuta Lindore në periferi të Damaskut, ishin "duke përgatitur një provokim me përdorimin e substancave helmuese në mënyrë që të fajësojnë forcat qeveritare për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve. " Zbulimi i informacionit "ka hedhur poshtë planet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të goditur objektivat kryesore ushtarake siriane në mënyrë që të ndryshojë balancën e pushtetit në favor të të ashtuquajturës 'opozitë e moderuar' ", - vuri në dukje Kirillov.