Vazhdojnë krimet saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71526-vazhdojnë_krimet_saudite_në_jemen
Në vazhdën e sulmeve dhe bombardimeve të avionëve luftarake të koalicionit agresor amerikano-saudit kundër Jemenit, 10 persona kanë mbetur të vrarë në provincën Saade në veri të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2018 03:38 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet saudite në Jemen

Në vazhdën e sulmeve dhe bombardimeve të avionëve luftarake të koalicionit agresor amerikano-saudit kundër Jemenit, 10 persona kanë mbetur të vrarë në provincën Saade në veri të Jemenit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilët avionët saudite dje kanë sulmuar fshatrat Valed Amer në provincën Saade duke vrarë me dhjetëra civilë mes tyre shumë gra dhe fëmijë. Ndërkohë ushtria e Jemenit ka sulmuar disa baza të mercenarëve sauditë në provincën Taiz duke vrarë dhe plagosur shumë mercenarë. Një tjetër sulm i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit është kryer ndaj bazës Elhak të Arabisë Saudite në provincën Nexhran. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzisht të sëmurë nga kolera.