Armëpushimi në Ghuta Lindore të Sirisë
Burimet informative kanë njoftuar për fillimin e zbatimit të armëpushimit në rajonin e kontrolluar të grupit të quajtur “Filaguarrahman” në Ghuta Lindore të Sirisë që nga orët e para të ditës së sotme (të premte).
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Abdunasir Shamir, përgjegjës i grupit “Filaguarrahman”, ka kërkuar nga ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj të japin leje për transferimin e pjesëtarëve të këtij grupi nga Ghuta Lindore në provincën Idlib dhe ka thënë: “Armëpushimi ka filluar të zbatohet që nga orët e para të ditës së sotme (e premte) në qytetet Arabejn, Zumeleka, Ajn Turma dhe Xhubar në Ghuta Lindore. Në këtë kuadër është caktuar të zhvillohen negociata nën mbikëqyrjen e palës ruse dhe të formohet një delegacion nga ky grup dhe një delegacion nga organizatat civile të Sirisë për të marrë pjesë në këto negociata. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të enjten në mbrëmje ka deklaruar se 50 pjesëtarë të grupit terrorist Ahraru Sham së bashku me familjet e tyre që përbëjnë rreth 450 persona në përgjithësi, janë larguar nga rajoni Ghuta Lindore.