Moska: Të gjithë terroristët sirianë duhet të lëshojnë Sirinë
Ministria ruse e mbrojtjes këmbënguli se të gjitha dëshmitë që janë në dispozicion tregojnë se të gjitha grupet terroriste në Siri duhet t'a lëshojnë Sirinë.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se të gjitha armët që posedojnë terroristët në Siri vijnë nga jashtë dhe se ata duhet menjëherë t'a lëshojnë këtë vend dhe të mos pengojnë rindërtimin e këtij vendi të shkatërruar nga lufta. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Valery Gerasimov, ka thënë: "Për shembull, përpara se Rusia të futej me kërkesën e Damaskut në mbështetje të forcave qeveritare siriane, vendi ishte përfshirë në një luftë të padrejtë ku terroristët kishin cenuar sovranitetin e Sirisë". Ai ka shtuar: "Nuk është e pamundur të thuhet saktësisht se kur këto ndërhyrje të brendshme u shndërruan në një luftë të plotë". Asnjë vend nuk i ka hapur haptazi luftë Sirisë, por të gjitha grupet e paligjshme të armatosura në Siri sigurojnë pajisje ushtarake dhe burime financiare nga jashtë vendit".