Mbi 100 mijë persona largohen nga Ghuta Lindore
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se mbi 103 mijë banorë të zonës Ghuta Lindore janë larguar nga ky rajon.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kryetari i qendrës ruse për pajtimin e palëve të armiqësuara në Siri që vepron në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se që nga fillimi i armëpushimit të përkohshëm në rajonin Ghuta Lindore me ndihmën e kësaj qendre në Siri, janë larguar 103.606 banorë nga ky rajon. Kanali televiziv rus NTV duke cituar gjeneral Juri Jutushenko nga qendra për pajtimin e palëve të armiqësuar në Siri, ka thënë: "Forcat ushtarake ruse po vazhdojnë të ofrojnë ndihma humanitare për banorët e Ghuta Lindore dhe gjatë 24 orëve të fundit janë shpërndarë mbi njëmijë paku me ndihma humanitare dhe ushqimore për banorët e rajonit Ghuta Lindore. Gjithashtu gjatë dy ditëve të fundit mbi 2000 terroristë të strehuar në Ghuta Lindore së bashku me familjet e tyre janë larguar nga ky rajon dhe janë transferuar në rajonet nën kontrollin e terroristëve në provincën Idlib".