UNICF kërkon 350 milion dollar ndihma për Jemenin
UNICEF-i ka kërkuar një shumë prej 350 milion dollarë për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në Jemen.
Geert Cappelaere, drejtori i departamentit të lindjes së mesme dhe Afrikës në UNICEFF, deklaroi se fondet që posedon kjo agjenci në asnjë mënyrë nuk plotësojnë nevojat e popullit jemenas dhe shtoi se për vitin 2018 duhen të paktën 350 milion dollarë të tjera për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.