Jemenasit shënojnë trevjetorin e fillimit të agresionit saudit
Jemenasit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Sana'a për të shënuar përvjetorin e tretë të agresionit saudit kundër vendit të varfër arab, agresion që ka marrë jetën e mijëra civilëve.
Qindra mijëra jemenas nga i gjithë vendi dolën në sheshin al-Sabin në Sana'a të hënën për të marrë pjesë në protestë për të dënuar agresionin saudit. Protestuesit bartën flamujt e Jemenit dhe fotografitë e viktimave të fushatës ushtarake saudite, sipas rrjetit televiziv jemenas al-Masirah. Ata gjithashtu mbanin parulla që denonconin sulmet ajrore të Riadit dhe bënin thirrje për rezistencë kundër agresionit ushtarak. Rreth 14,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake saudite kundër Jemenit më 26 mars 2015. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së vendit, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe fabrikat, është shkatërruar për shkak të luftës. Kombet e Bashkuara thonë se një rekord prej 22.2 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë ushqimore, duke përfshirë 8.4 milionë të kërcënuar direkt nga vdekja nga uria. Një zyrtar i lartë i ndihmës së OKB-së kohët e fundit paralajmëroi ndaj kushteve "katastrofike" të jetesës në Jemen, duke deklaruar se atje kishte një rrezik në rritje të urisë dhe kolerës.