Gazeta turke: SHBA do të sulmojë Sirinë
Gazeta turke "Star" duke cituar burimet e shtypit, pranë agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad, raportoi se në të ardhmen e afërt Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim të sulmojnë Sirinë me qëllim të përmbysjes së qeverisë siriane.
Gazeta turke "Star" shkruan: "Uashingtoni pretendon për përdorimin e armëve kimike nga qeveria e Damaskut në sulmin ndaj Ghutës Lindore dhe kjo është arsyeja pse SHBA synon të sulmojë Sirinë. Kohët e fundit, Presidenti i SHBA Donald Trump ka shqyrtuar në mënyrë të përsëritur me zyrtarët e lartë ushtarakë mbi mundësinë e ri-përdorimit të fuqisë ushtarake të SHBA kundër qeverisë siriane". Në ditët e kaluara disa media turke kanë pohuar se qeveria e Trump po mendon të rifillojë zbatimin e një skenari ushtarak në Siri, por një vendim i tillë do t'i vendoste Rusinë dhe SHBA-të në prag të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak.