Turqia pushton rajonin Tel Rifaat, Damasku kërkon largimin e pushtuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71846-turqia_pushton_rajonin_tel_rifaat_damasku_kërkon_largimin_e_pushtuesve
Pas operacionit ushtarak në qytetin Afrin në Sirinë veriore, trupat e ushtrisë turke kanë pushtuar rajonin Tel Rifaat, që ndodhet pranë qyteteve Al Bab dhe Alepo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2018 16:49 Europe/Tirane
  • Turqia pushton rajonin Tel Rifaat, Damasku kërkon largimin e pushtuesve

Pas operacionit ushtarak në qytetin Afrin në Sirinë veriore, trupat e ushtrisë turke kanë pushtuar rajonin Tel Rifaat, që ndodhet pranë qyteteve Al Bab dhe Alepo.

Sipas agjencisë Anatoli, trupat turke morën të martën kontrollin e qytetit Tel Rifaat pa hasur asnjë rezistencë nga grupet kurde në rajon. Ndërkohë, qeveria siriane i ka bërë thirrje edhe një herë Turqisë që menjëherë të tërheqë trupat e saj nga qyteti sirian Afrin, duke përmendur pohimet e vetë zyrtarëve turq se një kërcënim i supozuar i sigurisë i paraqitur nga militantët kurdë ka përfunduar. Një burim i Ministrisë së Jashtme të Sirisë në një intervistë me agjencinë e lajmeve SANA, deklaroi: "Nëse i marrim seriozisht deklaratat e zyrtarëve të regjimit turk, të cilat janë mashtruese dhe nuk kanë ndonjë besueshmëri, pyetja që paraqitet vetvetiu është: nëse kërcënimi i pretenduar i sigurisë është zhdukur, çfarë pret qeveria turke për të tërhequr forcat e saj pushtuese nga Siria? "