Gazeta "Star" e Turqisë: Amerika synon të sulmojë Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71888-gazeta_star_e_turqisë_amerika_synon_të_sulmojë_sirinë
Gazeta "Star" e Turqisë duke u mbështetur në disa informacione të publikuara në mediat e afërta me organizatën inteligjente të regjimit sionist, pretendoi se Amerika synon të sulmojë ushtarakisht Sirinë në një të ardhme të afërt me qëllim të rrëzimit të qeverisë së Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2018 08:11 Europe/Tirane
  • Gazeta

Gazeta "Star" e Turqisë duke u mbështetur në disa informacione të publikuara në mediat e afërta me organizatën inteligjente të regjimit sionist, pretendoi se Amerika synon të sulmojë ushtarakisht Sirinë në një të ardhme të afërt me qëllim të rrëzimit të qeverisë së Sirisë.

Gazeta "Star" e Turqisë duke cituar disa raporte të publikuar në mediat e regjimit sionist, ka shkruar: "Uashingtoni pretendon se qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike gjatë ofensivës në Ghuta Lindore dhe me këtë pretekst synon të sulmojë ushtarakisht Sirinë". Vitin e kaluar, Amerika gjithashtu me pretekst të përdorimit të armëve kimike nga ana e forcave të qeverisë së Sirisë, ka sulmuar disa qendra të rëndësishme të Sirisë duke përfshirë edhe një aeroport ushtarak. Gazeta "Star" e Turqisë në vazhdim të raportit të saj ka shkruar: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjatë javëve të fundit disa herë ka zhvilluar takime konsultative me këshilltarët dhe funksionarët e lartë ushtarakë dhe të sigurisë në lidhje me mundësinë e përdorimit përsëri të kapaciteteve ushtarake të Amerikës kundër qeverisë së Sirisë". Disa media të Turqisë gjatë ditëve të kaluara kanë pretenduar se qeveria e Trump siç duket përsëri po mendon për një skenar ushtarak në Siri, mirëpo një vendim i tillë Amerikën dhe Rusinë e vendos në prag të një përballje ushtarake të drejtpërdrejtë. Kjo është në kohën kur në fillim të këtij muaji forcat e qeverisë së Sirisë gjatë operacioneve për spastrimin e qytezës Afteris në Ghuta Lindore pas largimit të terroristëve, kanë zbuluar një punishte për prodhimin e armëve kimike që përdorej nga terroristët.