Arabia Saudite pranon vrasjen e rojeve kufitare të saj
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72044-arabia_saudite_pranon_vrasjen_e_rojeve_kufitare_të_saj
Mediat në Arabinë Saudite kanë pranuar vrasjen e 3 rojeve saudite në kufirin me Jemenin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2018 06:03 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite pranon vrasjen e rojeve kufitare të saj

Mediat në Arabinë Saudite kanë pranuar vrasjen e 3 rojeve saudite në kufirin me Jemenin.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës forcat jemenase në përgjigje të sulmeve të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar pikat e kontrollit kufitar në rajonin Nexhran duke vrarë 3 rojë saudite. Mediat saudite gjithashtu kanë njoftuar se një ushtar saudit është vrarë në bazën Shabakeh të provincës Nexhran. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar një automjet ushtarake të mercenarëve sauditë në shkretëtirën Axhasher të provincës Nexhran. Ditën e premte avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar dosa zona të provincës Saade në veri të Jemenit duke vrarë dhe plagosur shumë civilë mes tyre disa gra dhe fëmijë. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 14 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.