Siria: Ghuta Lindore çlirohet plotësisht
Ushtria siriane ka njoftuar fitore të plotë kundër grupeve terroriste në zonën e Ghutas Lindore në periferi të kryeqytetit Damask pas disa muajsh të luftimeve intensive, njoftoi media shtetërore e Sirisë.
"Pas një sërë betejash dhe operacioneve luftarake të planifikuara mirë, forcat e armatosura siriane të ndihmuara nga forcat aleate përfunduan operacionet ushtarake në Ghouta Lindore dhe në fshatrat përreth Damaskut, duke vendosur nën kontroll të plotë të gjitha këto rajone ", thuhet në një deklaratë nga Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura e publikuar të shtunën. Fitorja "i dha një goditje dërrmuese projektit vehabist kundër Sirisë dhe popullit sirian ", thuhet në deklaratë. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se rrugët e tregtisë së paligjshme të naftës të shfrytëzuara nga terroristët në Siri janë ndërprerë pothuajse tërësisht, por grupi terrorist ISIS dhe grupi terrorist Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al-Nusra, ende po marrin fonde të mjaftueshme dhe furnizime me armë nga jashtë. "Forcat tona ajrore pothuajse përditë raportojnë për shkatërrimin e depove të armëve dhe municioneve. Megjithatë, terroristëve nuk po u shterojnë armët," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Ilija Rogachev, duke shtuar se terroristët "kanë grumbulluar sasi të pabesueshme të të ashtuquajturave mjete për përdorim ushtarak". Zyrtari i lartë rus gjithashtu tha se grupet terroriste "marrin gati 100 për qind të armatimit nga i njëjti burim". "Kush i prodhon, i blen dhe i furnizon këto armë?" pyeti Rogachev.