Dërgohen forca ushtarake amerikane në qytetin Manbixh të Sirisë
Amerika ka dërguar një kontingjent të ri forcash ushtarake në qytetin Manbixh në veri të Sirisë, që kanë për qëllim përballjen me veprime e reja të Turqisë.
Kontingjenti përbëhet nga 300 forca ushtarake të cilët janë futur në qytetin Manbixh së bashku me automjetet e tyre ushtarake. Për momentin ushtria amerikane ka 3 baza vrojtimi në distancën nga zona ushtarake Eufrat deri në rajonin e kontrolluar nga PKK. Shtimi i forcave amerikane në Manbixh bëhet në kohën kur Turqia ka deklaruar se operacioni Dega e Ullirit nuk kufizohet vetëm tek qyteti Afrin por do të shtrihet edhe më gjerë. Turqia ka nisur operacionin e saj ushtarak në qytetin Afrin që prej 20 janarit 2018 duke lënë të vrarë dhe të plagosur me qindra banorë të këtij qyteti dhe fshatrave përreth. Ministria e jashtme e Sirisë i ka dënuar veprimet ushtarake të Turqisë në territorin sirian.