Reagime botërore ndaj krimeve të izraelit në Gaza
(last modified Mon, 02 Apr 2018 07:38:13 GMT )
Prill 02, 2018 09:38 Europe/Tirane
  • Reagime botërore ndaj krimeve të izraelit në Gaza

Në ditën e dytë të protestave për Ditën e tokës në Gaza, regjimi sionist edhe një herë sulmoi protestuesit duke plagosur 50 prej tyre.

Mediat palestineze kanë njoftuar për vazhdimin e ditës së dytë të protestave "E drejta për kthim" në Rripin e Gazës, ku kanë marrë pjesë  mijëra palestinezë. Në ditën e dytë të protestave "E drejta për kthim" që janë  planifikuar të vazhdojnë deri në ditën e "Nikbetit" (Dita e krijimit të regjimit të rremë izraelit),  palestinezët do të kërkojnë kthimin në tokat e tyre dhe fundin e pushtimit të Rripit të Gazës. Dje, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), në një fjalim në Rripin e Gazës, theksoi: "Marshimi i madh i së drejtës për t'u kthyer" është fillimi i kthimit të palestinezëve në të gjithë territorin e Palestinës. Ismail Hanije, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), gjatë fjalimit të tij me rastin e " Marshimit të madh të së drejtës për t'u kthyer" që filloi me rastin e 'Ditës së tokës' në Rripin e Gazës ka thënë: Populli palestinez sot ka dalë në rrugë për të theksuar në lidhje me të drejtën e tij për kthim dhe i thotë Trumpit që asnjëherë nuk do të heq dorë nga të drejtat e tij.  Kreu i zyrës politike të Lëvizjes së rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), theksoi: "Marshimi i madh i së drejtës për t'u kthyer" është fillimi i kthimit të palestinezëve në të gjithë territorin e Palestinës. Më 6 dhjetor 2017, Presidenti i SHBA Donald Tramp shpalli Kodsin si kryeqytetin e Izraelit. Hanie shtoi: "Populli palestinez është i bashkuar në lidhje me Kodsin dhe të drejtën për t'u kthyer dhe ky marshim është fillimi i një kthimi në të gjithë Palestinën". Palestinezët në Rripin e Gazës (e premte) më 30 mars që përkon me Ditën e Tokës, organizuan një tubim paqësor mbi të drejtën e kthimit. Sulmet e regjimit sionist ndaj palestinezëve në marshin e ditës së tokës, me padyshim është krim lufte. Mirëpo ministri i luftës i regjimit sionist tha se ky regjim nuk do të bashkëpunojë me asnjë komitet ndërkombëtar lidhur me ngjarjet e fundit në Rripin e Gazës. Të paktën 17 palestinezë u martirizuan dhe rreth 1,500 u plagosën si pasojë e sulmeve të ushtarëve sionistë. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, ministri i luftës i regjimit sionist Avigdor Liberman, edhe përkundër reagimeve ndërkombëtare ndaj krimeve të regjimit sionist, tha të dielën se të gjithë ushtarët izraelitë meritojnë medalje. Liberman shprehu pakënaqësi me kërkesat e disa organizatave ndërkombëtare dhe izraelite për të formuar një komision për të hetuar ngjarjet e fundit në Gaza, duke shtuar se "nuk do të bëhen hetime dhe Izraeli nuk do të bashkëpunojë me asnjë komitet ndërkombëtar".  Më parë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutters kërkoi të hënën një hetim të pavarur mbi incidentet e përgjakshme në Rripin e Gazës. Federika Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE, Amnesty International dhe kryetari i partisë së majtë izraelite Meretz, gjithashtu kishin të njëjtën kërkesë.

 


 

Tags